Charles Leclerc regjistron një tjetër rezultat pozitiv në kuadër të provës së dytë duke e lënë prapa Max Verstapen në garën që u mbajt sot.
Leclerc dhe Verstapen vazhdojnë konkurrencën e tyre të ashpër për të parin e pistës, me pilotin e Ferrarit që duket pak më i shpejtë sesa rivalët e tij.
Seancën e parë e kryesoi Carlos Sainz, për t’ia lënë më pas vendin Leclercit që mori kryesimin.
Sainz përfundoi i treti për përpara Fernando Alonsos dhe Sergio Perez.
E, mirë punët nuk po i shkojnë Lewis Hamiltonit i cili këtë provë e përfundoi si i 13-ti pas George Russel.
Rezultate të mira nuk pati as për Sebastian Vettel i cili, pas një mungese të gjatë për shkak të COVID-19, s’arriti të kapte majat e synuara.
Ndryshimet e fundit në Mercedess vazhdojnë të mos i pëlqejnë Hammilton që vuan shumë në pistë.
“Asgjë që ndryshoni në makinë nuk bën ndryshim për momentin, kjo është gjëja e vështirë”, tha Hamilton. Ju futeni shumë optimist dhe bëni ndryshime, dhe më pas duket se nuk dëshironi të përmirësoheni. Është thjesht një makinë e ndërlikuar”, shprehet ai.
Australian GP do të mbahet të dielën më fillim nga ora 7:00 e mëngjesit në Melburne.