Ballina Lajme Botë Austria ashpërson masat për të pavaksinuarit, iu privon shumë shërbime

Austria ashpërson masat për të pavaksinuarit, iu privon shumë shërbime

Një tjetër shtet europian ka ashpërsuar masat për personat e pavaksinuar. Bëhet fjala për Austrinë, e cila duket se ka vendosur të privojë nga shumë shërbime shtetasit e saj që ende nuk janë vaksinuar.

Marketing

Mësohet se ata nuk do të mund të hyrjet në ambiente publike si; kafene, bare, restorante apo floktore. Shkak i këtij vendimi është bërë shpërthimi i një vale të re të Covid-19 në këtë vend, ku javën e kaluar u raportuan gati 9 900 raste ditore.

Raportohet se në ditët e fundit ka pasur dyndje të qytetarëve në qendrat e vaksinimit, për t’i shpëtuar kështu kufizimeve të vendosura.

Austria renditet mes vendeve të unionit ku skepticizmi ndaj vaksinave është i ndjeshëm. Deri më tani mbi 66% e popullsisë janë vaksinuar. Për të shtuar përqindjet, në Vjenë, autoritetet kanë ulur deri tek 5-vjeçarët moshën e lejuar për vaksinim, pa pritur rekomandimin e Autoritetit Europian të Barnave.

Qeveria austriake ka hequr kufizimet e udhëtimit në rajonet me norma të ulëta vaksinimi dhe shkallë më të lartë të të infektuarve. I ashtuquajturi “bllokim për të pavaksinuarit” do të zgjasë të paktën deri në natën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, sipas qeverisë austriake.

Marketing
Exit mobile version