Me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit, Austria e ka zgjeruar listën e vendeve, për të cilat vlen ndalesa për aterime në aeroportet austriake të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në listë janë edhe Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti.
Paraprakisht, veç më ka qenë fuqi ndalimi për fluturimet nga Bjellorusia, Kina, Britania, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina.
Ndalesa e fluturimeve dhe aterimeve nga aeroportet austriake drejt Shkupit dhe Ohrit do të zgjas deri në fund të korrikut, ndërsa vendimi i ri i autoriteteve të Austrisë për lëshimin e serishëm të transportit ajror do të varet nga numri i rasteve aktive me Kovid – 19 në vend.
Sipas këtij vendimi, “Austrian airlines” nga dita e enjte nuk do të fluturojë në relacionin Vienë – Shkup – Vienë, ndërsa “Wizzair” nuk do të mund t’i mbajë mes Shkupit she Salzburgut si dhe mes Ohrit dhe Vienës.
Një vendim i këtillë i Austrisë, vjen disa ditë pasi Italia anuloi të gjitha fluturimet mes aeroporteve të Maqedonisë dhe qyteteve italianë.