Austria përkrahë Kosovën për liberalizim vizash

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me Kryetarin e Parlamentit Austriak, Wolfgang Sobotka, nga i cili ka marrë përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Marketing

“Austria e përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe nëse vlerësohet se janë përmbushu kriteret, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë përkrahje për heqjen e vizave”, tha Kryeparlamentari Sobotka.

Turneun lobues për liberalizimin e vizave, Veseli ka vendosur ta fillojë në Austri, pasi ky shtet mik i Kosovës nga data 1 korrik do të marrë kryesimin e Këshillit Evropian, thuhet në komunikatën e Kuvendit dërguar mediave.

Marketing