Austria synon të ndalojë tërësisht qeset plastike

Qeveria austriake dëshiron të zvogëlojë sasinë e mbeturinave plastike dhe synon të ndalojë tërësisht qeset plastike deri në vitin 2020.

Marketing

Por, kjo ide është kritikuar ashpër nga zinxhiri i super-marketeve, përfaqësuesit e të cilëve thonë se ndryshimi nuk mund të bëhet kaq shpejt.

Dhe, për ta zbutur këtë gjë, qeveria do të organizojë një samit të ashtuquajtur “plastik”.

Zëdhënësja e Dhomës Ekonomike të Austrisë (WKOE) Iris Thalbauer, që foli në radion kombëtare austriake ”Oe3”, tha se duhet të ketë periudha më të gjata tranzicioni për artikujt e porositur tashmë ose të blerë.

OJQ-ja mjedisore ”Greenpeace” tha se ndalimi i qarkullimit të qeseve nuk ishte i mjaftueshëm dhe se shishet e plastikës duhet të zëvendësohen me shishe qelqi.

Marketing