Autobusë të kompanive kosovare po i çojnë serbët në tubimin pro-Vuçiq në Beograd?!

Serbë nga Kosova nisen drejt Beogradit për të përkrahur Vuçiqin.

Një numër i serbëve nga Kosova janë nisur për në Beograd për të marrë pjesë në një protestë në përkrahje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas raportimeve të Klanit, disa autobusë të kompanive transportuese nga Kosova janë përdorur për të bartur protestuesit pro-Vuçiq drejt Beogradit, transmeton Insajderi

Në pamjet e siguruara nga kjo media shihen autobusë me tabela të kompanive kosovare, të ndalur diku në territorin e Serbisë. Megjithatë, ende nuk është verifikuar nëse këto pamje janë të kohës së tanishme apo nga ndonjë rast i mëhershëm.

Ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar se Policia e Kosovës ka ndaluar dhe ka kthyer mbrapsht disa qytetarë serbë që synonin të merrnin pjesë në mitingun pro-Vuçiq në Beograd.

 

Marketing