Autobusët e transportit publik në Shkup për festat e fundvitit dhe të Krishtlindjeve do të qarkullojnë sipas itinerarit të ndryshuar. Nesër, më 31 dhjetor, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të pjesshëm të zakonshëm, ndërsa në mbrëmje dhe të martën do të punojnë sipas orarit të shtunës drejt të dielës. Të martën autobusët gjatë ditës do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, ndërsa të mërkurën do të zhvillohet sipas itinerarit të pjesshëm.
Prej 3 janarit, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të zakonshëm, të pjesshëm, por, duke pasur parasysh se ndërkohë do të fillojë edhe pushimi dimëror shkollor, itinerari do të reduktohet. Më 7 janar (e hënë) autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, kumtoi NQP.
Linjat e natës më 31 dhjetor (e hënë drejt të martës) dhe 1 janar (e martë drejt të mërkurës), do të punojnë sipas itinerarit të së shtunës drejt të dielës.
“Teleferiku në Vodno nuk do të punojë më 31 dhjetor, duke pasur parasysh se çdo të hënë dhe të martë të fundit të muajit bëhet servisimi i rregullt i objektit, ndërsa më 1 janar do të fillojë me punë prej orës 11. Për shkak të problemit teknik në ueb faqen e NQP Shkup, në pjesën për zgjedhje të datës së itinerarit, dëshirojmë të përmendim se informata për itinerarin mund të merren edhe në Qendrën dispeçere në telefonin 3173-224, porosisin nga NQP Shkup.