Autobusët në Shkup sot me itinerar të së dielës

Autobusët nga transporti publik në Shkup sot do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, me çka përfshirjet e para të automjeteve do të jenë më vonë se e zakonshmja, ndërsa të tjerat sipas itinerarit të së dielës.

Marketing

Të dielën (2 janar) do të vozitet sipas itinerarit të së dielës, me terminet e zakonshme të përfshirjeve të para në të gjitha linjat, njoftoi Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkupi”.

Kujdestarë sot prej orës 10 deri në orën 17 do të jenë biletaritë në Qendrën Transportuese, Tregun e Gjelbër dhe biletaria në Gjorçe Petrov. Të dielën (2 janar) kujdestarë prej orës 7 deri në orën 19:30 do të jenë biletaritë në Qendrën Transportuese dhe Tregun e Gjelbër, ndërsa prej orës 7 deri në orën 13 do të punojë biletaria në Gjorçe Petrov.

Teleferiku sot do të punojë prej orës 11 deri në orën 17, të dielën prej orës 10 deri në orën 17. Të hënën (3 janar), nuk do të punojë, sepse çdo të hëne, si dhe çdo të marte të fundit të muajit do të bëhet kontroll i rregullt i objektit.

Për shkak të pushimit dimëror shkollor, nga e hëna (3 janar) transporti publik do të qarkullojë me reduktime.

Marketing