Pas 2 javësh protesta, me bllokim udhëkryqesh dhe rrugë të Shkupit, transportuesit e autobusëve privatë u tërhoqën nga bllokadat.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme tha se do t’i presë në bisedime pronarët e autobusëve vetëm nëse më parë largojnë autobusët nga bulevardi Ilinden që janë dislokuar aty prej ditës së premte. Tani që e kanë bërë këtë, transportuesit privatë presin që kryeministri t’i presë në takim për t’u marrë vesh për borxhin gë u ka Qyteti i Shkupit.
Transportuesit privatë kanë bllokuar Shkupin me protestat e tyre prej dy javësh. Javën e kaluar protestat ishin të dislokuar në më shumë lokacione, ndërsa më pas, prej ditës së premte u vendosën që bllokada të vazhdojë vetëm në bulevardin ilinden.