Autobusi godet 50 vjeçaren në Shkup

Një grua paraditen e sotme është lënduar kur në të ka goditur autobusi tek Stacioni hekurudhor në Shkup.

Marketing

Aksidenti, siç kanë thënë nga MPB-ja për MIA, ka ndodhur në rrugën “Kuzman Josifovski -Pitu” në rrugën tek Stacioni hekurudhor drejt lagjes Aerodrom.

Personi i lënduar, që sipas informacioneve të para ka rreth 50 vjet, është dërguar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Rasti në polici është paraqitur në ora 11:15.