Autobusi me numër “25” i NPK-së për fundjavat dhe festat për në Vodno do të niset në ora 7.30

Nga fundjava e ardhshme autobusi i NPK- Shkup me numër 25 nga Qendra e Transportit deri në Vodno të Mesme, në vend se në ora 8:00 do të niset në ora 7.30, me kërkesë të alpinistëve dhe për shkak të temperaturave verore.

Marketing

Nga NPK- Shkup informojnë se ndryshimi bëhet me orarin që do të vlejë gjatë kohës së fundjavës dhe festave shtetërore. Nisjet e tjera realizohen sipas afatit të vërtetuar kohor.

Nga Ndërmarrja publike rikujtojnë se gjatë fundjavës dhe festave shtetërore, vozitja me autobus në linjën 25 është pa pagesë për të gjithë qytetarët, ndërsa njëjtë vlen edhe për linjat 25A dhe 25B që udhëtojnë deri në Vodnon e Mesme, ndërsa nisen nga Stacioni i vjetër hekurudhor, apo Shtëpia e shtypit. Pa pagesë është edhe linja 28 që lëviz nga Qendra e Transportit deri në Nerez (Fshati i Maqedonisë).

Udhëtimi pa pagesë me propozim të një numri të madh të qytetarëve, ndërsa ka marrë përkrahjen edhe të Qytetit të Shkupit dhe NPK –Shkup, është për nga aspekti ekologjik me qëllim të kontrollohet dhe rregullohen lëvizjet deri në Vodnon e Mesme, theksojnë nga NPK.

Marketing