Prokurori Publik nga Prokuroria Publike Gostivar bashkërisht me ekipin nga Ministria e Punëve të Brendshme kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes ku humbi jetën një person.
Sipas informatave të para, aksidenti ka ndodhur kur autobusi me tabela të Gostivarit ka goditur këmbësor që ka lëvizur në rrugën magjistrale Gostivar – Ohër. Si pasojë e lëndimeve të shkaktuara personi ka humbur jetë.
Prokurori publik dha urdhër për sigurimin dhe mbledhjen e dëshmive nga vendngjarja dhe të vërtetohen nëse vozitësi i autobusit ka pasur alkool në gjak.
Është dhënë urdhër për kryerjen e autopsisë të personit të ndjerë. Prokuroria Publike e Gostivar po ndërmerr të gjitha masa për zbardhjen e plotë të rastit.