Autobusi i kompanisë Euro-Turist që po udhëton nga Shkupi për në Gostivar, është stërmbushur nga udhëtarët dhe disa prej tyre po qëndrojnë në këmbë.
Duke i pasur ende të freskëta pamjet trishtuese të aksidentit tragjik që ndodhi vetëm 5 ditë më parë, udhëtarët të trishtuar adresuan këtë video në redaksinë e Televizionit Alsat.
Ata shprehen të revoltuar ndaj kësaj dukurie dhe kërkojnë që të shtohen kontrollet policore me qëllim që të evitohen aksidentet e mundshme.