Autobusi udhëtues i BE-së sot në Vinicë

Ambasadori Samuel Zhbogar dhe Nikolla Bertolini, udhëheqës i Sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian, sot do ta vizitojnë Vinicën, si pjesë të karvanin e BE-së.

Marketing

Qëllimi i autobusit udhëtues të BE-së, organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, është të vendosë komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe t’i dëgjojë shpresat dhe brengat e tyre për Bashkimin Evropian dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me Bashkimin Evropian, procesin e inkuadrimit në BE, mundësitë për financim me programin IPA dhe programet e tjera për ndihmë, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me ekipin e BE-së – autobusin udhëtues.

Gjatë vizitës, ambasadori Zhbogar do të marrë pjesë në debatin me nxënës të shkollave të mesme për “Vizionin e të rinjve për Bashkimin Evropian”, pas çka do të pasojnë aktivitete rodeo çikliste për më të rinjtë, përderisa Nikolla Bertolini, udhëheqës i Sektorit për bashkëpunim me Delegacionin e BE-së, do të mbajë punëtori dhe do t’i prezantojë fondet e BE-së, me udhëzime për përdorimin e tyre më të mirë.

Marketing