Autogoli i rradhës i BDI

Kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, bashkë me ministrat e tij dhe kryetarin e Kuvendit të RMV, sot ka qëndruar në Gjakovë, përkatësisht ka vizituar kapacitet prodhuese të kompanisë Comodita, pronë kjo e familjes oligarke Devolli. Është shumë indikative se përse kreu i BDI-së qëndron pikërisht te kjo e kompani. Megjithatë, ndonëse një praktikë e tillë, pra e vizitës së një lideri partiak në një kompani të huaj, është paksa e çuditshme, megjithatë qëllimi është i tejdukshëm dhe kjo, me gjasë, ka të bëjë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sepse ishte pikërisht Qeveria e Kosovës që ngriti shqetësimin e adresave serbe të kompanive të Devollëve dhe gjithashtu aferave koruptive të lidhura me to në të kaluarën.
Është i tejdukshëm, sepse duan të dërgojnë mesazh të qartë se përkrahin gjithë ata që tashmë qartë janë vënë në anën e atyre që ditë natë angazhohen kundër Qeverisë Kurti, e cila shumë gjëra i ka vënë në binaret e duhura. Kjo vizitë, do të thoshim, aspak e natyrshme, është pjesë e planeve djallëzore të Artan Grubit, të cilit qëndrimi i Kurtit në Shkup e Tetovë, i është bërë obsesion i vërtetë. Por, para se t’i vizitojnë kompanitë në Kosovë, është mirë që në këtë përbërje, BDI t’i vizitojë kompanitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen për së afërmi me problemet, me të cilat ballafaqohen këto kompani shqiptare, kuptohet ato kompani që nuk paraqiten si donatorë të BDI-së….
E një konstatim nuk ka si i ikim, derisa kryeministri Kurti në RMV pritet nga krerët e opozitës shqiptare dhe populli shqiptar, Ali Ahmetin në Kosovë e pret një oligark në një fabrikë me dyshekë…

Marketing
Marketing