Edhe pse tashmë 5 muaj janë lëshuar në përdorim bankënotat e reja prej 10 dhe 50 denarë, të njëjtat nuk pranohen nga shumë lloje të ndryshme të automateve për pagesë në para të gatshme. Kjo ndodhë për shkak se akoma nuk janë adaptuar softuerët që njohin karakteristikat dhe elementet mbrojtëse të parave në fjalë. Më problematike paraqitet pagesa për parking në qytet, në qendrat më të mëdha tregtare dhe aeroport. Për shkak të kësaj problematike, shoferët anashkalojnë pagesën me para të gatshme dhe shpesh herë paguajnë me SMS porosi.
Më mirë është kur ka njeri, e paguan dhe puna mbetet e pastër. Të gjithë po shpejtojmë, duhet të humbim 20 minuta duke kërkuar tabelën për sqarime, për mua më e lehtë do të ishte të ketë sportel bashkë me njeri brenda”.
Me para…Ka që nuk i pranojnë, ndonjëherë po, ndonjëherë me mesazhe”.
Shumë rrallë paguaj me para, vazhdimisht paguaj me SMS. Është shumë lehtë, nuk ju duhen vazhdimisht para të imëta, ndonjëherë bllokohen, nuk punojnë”.
Nga Parkingu i Qytetit të Shkupit thonë se nuk ballafaqohen më një problem të tillë ndërsa nga parkingu i Komunës Qendër paralajmërojnë se tashmë është në procedurë e sipër adaptimi i programeve të reja për leximin e parave.
Tashmë është porositur adaptimi, ato bëhen në Gjermani, jo në Maqedoni. Porosia është bërë para disa javëve, duhet kohë prej 6 deri në 8 javë që ta marrim softuerin I cili është I nevojshëm për adaptimin e parkomatëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për parkingjet e komunës Qendër, por në të gjithë Maqedoninë asnjë parkomat nuk I lexon paratë e reja- thotë Vasko Kiçevski, drejtor i “Parkingu I Komunës Qendër”.
Ndërkohë, nga Aeroporti I Shkupit kanë njoftuar se janë në përfundim të zgjidhjes së këtij problemi. Deri tani, kanë ndërruar dy aparate ndërsa këtyre ditëve pritet të arrijnë edhe dy të tjerë që do zgjidhin plotësisht problemin me leximin e parave të reja 10, 50 dhe 2 mijë denarë.
Që në muajin maj Banka Popullore e Maqedonisë kishte njoftuar të gjithë personat juridik të cilët i mirëmbajnë makinat për përpunim të parave dhe automatët për pagesë në para të gatshme të fillojnë me adaptimin e softuerëve që t’i njohin paratë në vlerë prej 10 dhe 50 denarë.