Automjetet e përdorura duhet të LIROHEN dukshëm nga janari i 2025

Në fillim të vitit të ardhshëm është paralajmëruar se do të ulen taksat për import të automjeteve të përdorura, me të cilat pritet të ulen edhe çmimet e automjeteve të përdorura në Maqedoninë e Veriut, shkruan “Denar“.

Marketing

Sipas analizave ekonomike dhe trendëve të tregut, pritet që çmimet e automjeteve të përdorura të ulen dukshëm për 15 deri në 20%, veçanërisht tek automjetet më të vjetra prej 10 vjet, përcjell TV21.

Më tej “Denar” shkruan se ulja e supozuar e çmimit do të jetë rezultat i vendosjes së tatimeve më të ulëta të emetimit të dyoksid karboni, si dhe ulja e TVSh-së për import të automjeteve, i cili do të vlejë nga viti i ri.

Qeveria gjatë periudhës paraprake ka ndërmarrë një sërë masash për lirimin e importit të automjeteve të përdorura. Një nga masat e rëndësishme është ulja e tatimit të emetimit të dyoksid karbonit, i cili ndikon drejtpërdrejtë në çmimin përfundimtar të automjeteve. Kjo masë pritet të mundësojë ulje të çmimeve të veturave më të vjetra prej 10 vjetësh, të cilat janë më të pranueshme për pjesën më të madhe të blerësve në vend.