Autostrada Shkup-Bllacë, Osmani: Jemi në rrugë të mbarë

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani ka bërë të ditur se punohet në mënyrë intensive për projektin që ka të bëj me autostradën Shkup-Bllacë.

Marketing

Ai tha se çdo javë realizon takime me ministrit dhe institucionet kompetente, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për fillimin e punimeve për këtë projekt.
Sipas tij në janar pritet që kompania amerikane të dorëzoj projektin gjeneral për pjesën e parë të autostradës prej 1,9 km ndërsa më pas ndërmarrja për Rrugë Shtetërore të fillojë tenderimin.

‘Jemi në rrugë të mbarë, shpresoj që vitin e ardhshëm t’i kemi makineritë në teren për fillimin e ndërtimit të kësaj autostrade’, ka deklaruar zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në takimin e sotëm me gazetarë.

Autostrada në pjesën e Maqedonisë do të jetë e ngjashme me autostradën në Kosovë, do të ketë katër korsi, 4 tunele dhe 9 ura. Ura më e gjatë do të jetë 900 metra.