Një video që para pak çastesh ka arritur në adresë të portalit “tetova1”, tregon një autobus që udhëton me shpejtësi 135 kilometër në orë.
Videoja është xhiruar sonte rreth orës 20:15 pasi që është kaluar pagesa rrugore në hyrje të Shkupit.
Autobusi ka vazhduar rrugën në qarkoren e Shkupit dhe sipas të gjitha gjasave ka vazhduar për në ndonjë qytet ose shtet tjetër.
Pas aksidentit të ndodhur me rrokullisjen e autobusit me 13 shkurt ku gjetën vdekjen 14 udhëtar, gjithnjë e më e madhe është frika e qytetarëve nga shpejtësia tepër e madhe që udhëtojnë shumë autobus të kompanive të ndryshme.
Mbetet që autoritet policore të kontrollojnë videot nga pika pagesore dhe të vërtetojnë se cilës kompani i ka takuar autobusi dhe kush është drejtuesi i saj.