Autostradat rrisin shpenzimet për vozitësit

Pas dy javëve, me fillimin e sezonit turistik, qytetarët që do të udhëtojnë në Greqi do të kenë shpenzime shtesë për pikat e pagesës. Njëra nga dy stacionet pagesore në autostradën e re Demir Kapi- Smokvicë do të fillojë me pagesë. Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov thotë se rampa në Gjevgjeli është tërësisht e ndërtuar ndërsa pritet dritë jeshile nga institucionet kompetente që edhe zyrtarisht të lëshohet në përdorim. Megjithatë, drejtori nuk zbulon sa do të jetë çmimi në këtë pikë pagesore.

Marketing


Po bëhen punimet finale edhe në pjesën e softuerit. Pres që në javën e parë të qershorit të lëshohet në përdorim, pikërisht në fillim të sezonit”-tha Zoran Kitanov, drejtor i NP për rrugë shtetërore.

Kitanov shton se pika tjetër pagesore në Demir Kapi do të jetë gati në fund të vitit pasi për shkak të rrëshqitjes së dheut në terren, ka qenë e domosdoshme riprojektimi.

Pika pagesore në Smokvicë së bashku me përllogaritjet tjera për pagesa elektronike janë miratuar në Këshill drejtues, kanë kaluar në Këshillin mbikëqyrës, janë dorëzuar deri tek institucionet shtetërore, që pres sa më shpejtë t’i japin pëlqimet”-pohoi Zoran Kitanov, drejtor i NP për rrugë shtetërore.

Sipas çmimores së ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, më e shtrenjtë është pika pagesore Petrovec- Veles 80 denarë. Vijojnë pikat Veles-Gradsko dhe Kumanovë-Milladinovc 60 denarë. Vozitësit në pikën pagesore Shkup-Petrovec, Shkup-Milladinovc, Shkup- Tetovë paguajnë nga 40 denarë ndërsa pika më e lirë është rampa Tetovë- Gostivar me çmim prej 30 denarëve. Vitin e kaluar në arkën e shtetit nga pikat pagesore janë arkëtuar 40,5 milionë euro, që është për 5% më shumë se në vitin 2017.

Marketing