Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë sot në Gostivar kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në një restorant piceri, pasi nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar kanë marrë informacion se dje janë raportuar 9 persona me simptoma të helmimit nga ushqimi.
Sipas Udhëzimit për trajtimin e intoksikimeve ushqimore, janë marrë mostra për testim laboratorik nga ushqimi i inkriminuar (biftek pule, sallatë e freskët dhe majonezë) dhe tampone nga sipërfaqet e punës, pajisjet dhe enët si dhe nga punonjësit.
Operatori i ushqimit është urdhëruar të marrë masa parandaluese për pastrimin e plotë mekanik dhe kimik të objektit, pajisjeve dhe enëve, dezinfektimin e jashtëzakonshëm dhe kryerjen e ekzaminimeve të jashtëzakonshme sanitare të punonjësve.
Kuzhina mbyllet përkohësisht nga shërbimet e inspektimit deri në marrjen e rezultateve të mostrave të marra për analiza laboratorike.
AUV apelon që gjatë temperaturave të larta si operatorët ashtu edhe konsumatorët t’i kushtojnë vëmendje sigurisë ushqimore për të parandaluar rreziqet e helmimit nga ushqimet.
Është në funksion linja telefonike falas për konsumatorët 0800 3 22 22
në Agjencinë për Ushqim dhe Mjekësi Veterinare, ku mund të raportohet çdo dyshim për sigurinë ushqimore. Qytetarët mund të paraqesin peticion personalisht në Agjenci, ose në njësitë rajonale të saj, si dhe në mënyrë elektronike në [email protected].