Në vend tani për tani nuk është zbuluar prania e etheve afrikane të derrave, bëri të ditur sot Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) pas Greqia dje edhe zyrtarisht e konfirmoi rastin e parë të sëmundjes në fshatin Nikokleia në rajonin e Seresit.
“Për shkak të ekzistimit të rrezikut real nga paraqitja e sëmundjes edhe në vendin tonë, ndërsa me qëllim të parandalimit të saj, mbarështuesit e derrave, shoqatat e gjuetisë dhe qytetarët t’i respektojnë vendimet e mara për zbatimin e masave mbrojtëse, apelojnë nga AUV.
Pas dyshimit të parë më tre shkurt autoritetet veterinere të Greqisë dje zyrtarisht e konfirmuan rastin e parë të derrave të sëmurë nga ethet afrikane në një familje rurale me 32 derra. Bëhet fjalë për mbarështuesit në fshatin Nikokleia në rajonin e Seresit.
Përveç në Greqi, sëmundja është e pranishme edhe në Serbi dhe Bullgari, ku sipas të dhënave zyrtare të cilat i merr AUV-ja, në bazë ditore paraqiten vatra të reja te derrat e egër, më së shumti në Bullgarinë verilindore dhe në kufirin me Rumaninë. Ethet e derrave janë paraqitur edhe në Poloni, Lituani, Rumani dhe në vende të tjera.
Sipas AUV-së, në bashkëpunim me Drejtorinë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zbatohen kontrolle të përforcuara në vendkalimet kufitare, veçanërisht në bagazhin personal të udhëtarëve.
Edhe pse bëhet fjalë për zoonozë (sëmundje e cila është e rrezikshme për njeriun), ethet afrikane janë rrezik serioz për blegtorinë.