AUV shqipton 23 gjoba në shitoret ushqimore

Gjithsej 192 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në objektet e shitjes me pakicë – mini markete dhe shitore ushqimore, javën e kaluar zbatuan shërbimet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV). Prej atje thonë se për mangësitë e konstatuara janë shqiptuar gjithsej 30 vendime me masa urdhëruese për mënjanimin e tyre, ndërkaq janë shqiptuar edhe 23 gjoba.

Marketing

Sipas AUV-së, janë shkatërruar rreth 30 kilogramë produkte të pasigurta (mish i ngrirë, prodhime të qumështit, përpunime të mishit) dhe mbi 66 litra jogurt.
“Është kontrolluar përmbushja e kërkesave higjienike për siguri të ushqimit, kërkesave shëdnetësore për të punësuarit, regjimi i temperaturës së ushqimit, si dhe afatet e definuara të skadimit të produkteve. Me kontrollet, u konstatua se 12 prej tyre fare nuk kanë qenë të regjistruara në Agjenci si operatorë me ushqim, në 9 objekte të punësuarit nuk kanë kryer kontrollet e detyrueshme shëndetësore, tek po aq operatorë nuk janë përmbushur kërkesat higjienike për siguri të ushqimit”, informoi AUV.

Marketing