Avancohen 23 nëpunës në Entin e Statistikave, vetëm 4 shqiptarë

Në Entin Shtetëror të Statistikave(ESHS) në Maqedoninë e Veriut janë bërë 23 avancime me nënshkrim të drejtorit të këtij institucioni, Apostol Simovski.

Marketing

Të dhënat janë publikuar nga ky institucion, por siç mëson INA nga ky numër janë avancuar vetëm katër nëpunës shqiptarë.

ESHS sipas të dhënave zyrtare të publikuar në faqen e internetit ka të punësuar 288 punonjës, prej të cilëve siç mësohet janë mbi 45 janë shqiptarë apo rreth 17 për qind. Nga 288 të punësuarit, 195 janë Entin qendror në Shkup dhe 93 në njësitë rajonale. (INA)