Avancohen 63 diplomatë, 1/3 e të cilëve janë shqiptarë

Katërmbëdhjetë administratorëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme u është pranuar arsimi i lartë, ndërkaq 63 diplomatë janë avancuar në pozicione më të larta, bazuar në sistemin e meritokracisë, 1/3 e të cilëve janë shqiptarë.

Marketing

Këto avancime në pozitat diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë bërë që kur Bujar Osmani mori përgjegjësinë e të parit diplomat në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe avancimet vijnë disa ditë pas mbarimit të ngjarjes më të madhe të organizuar ndonjëherë nga institucioni në fjalë- Prespa Forum Dialogue- që nga opinioni brenda dhe jashtë vendit u cilësua si mjaftë cilësor dhe produktiv.