Avionët luftarakë kinezë janë pikasur në hapësirën ajrore të Tajvanit, në mes të tensioneve mes dy vendeve që po shtohen gjithnjë e më shumë.
Kina ka fluturuar 28 avionë luftarakë përreth Tajvanit dhe shumica e tyre kanë kaluar vijën ndarëse në Ngushticën e Tajvanit. Autoritetet raportuan se mjetet kineze kanë kryer misione të pa lajmëruara më parë, pasi hynë në pjesën juglindore të ishullit.
Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate raportoi se Kina ka kryer mision stërvitor, por pavarësisht kësaj situate po monitorohet nga afër.
Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të tij dhe një ditë do ta marrë nën kontroll, qoftë edhe duke përdorur forcën nëse është e nevojshme. Kina ka rritur aktivitetin ushtarak dhe presionin diplomatik ndaj ishullit viteve të fundit, përderisa raportet mes Taipeit dhe Pekinit janë përkeqësuar.
Javën e kaluar, kryeqyteti i Kinës raportoi për rritje të numrit të hyrjeve të avionëve luftarakë dhe anijeve kineze në territoret e tyre. Gjithsej u raportuan për 68 avionë dhe dhjetë anije ushtarake kineze, ndërkohë arsyetimi I vetëm I dhënë është për stërvitjet që ata po kryejnë.