Avioni holandez del nga pista në Norvegji, shpëtojnë pasagjerët

Një avion pasagjerësh që fluturonte nga Norvegjia në Holandë doli nga pista gjatë një ulje emergjente.

Marketing

“Fluturimi KL1204, një Boeing 737-800, doli nga ana e djathtë e pistës 18, pasi u ul në aeroportin Oslo Torp Sandefjord. Fluturimi u devijua atje menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Oslos (OSL)”, sipas një deklarate të lëshuar nga Royal Dutch.

Pilotët zgjodhën të devijojnë aeroplanin në aeroportin Sandefjord Torp, 110 kilometra nga Oslo, për një ulje emergjente.

Megjithëse aeroplani u ul i sigurt, ai rrëshqiti nga pista dhe u ndal në një zonë me bar, ngjitur me pistën, duke u raportuar se ishte një problem në sistemin hidraulik si shkak i incidentit.

 

Marketing