Avioni luftarak rus bombardon gabimisht qytetin e vet

3 viktima, dëme të shumta materiale

Marketing

Këto janë pasojat e një bombe të hedhur gabimisht nga një avion luftarak rus në qytetin rus të Belgorodit, që plagosi 3 persona.

Ishte piloti i një avioni bombardues Sukoi-34 që në orën 22:15 të së Enjtes lëshoi gabimisht një bombë në zonën qendrore të qytetit, duke shkaktuar dëme materiale në rrugë dhe ndërtesat përreth. Momenti është fiksuar në këtë filmim të kamerave të sigurisë.

Bomba shpërthen 20 sekonda më vonë, duke ngritur në ajër edhe një automjet që qarkullonte në rrugë.

Bomba hapi një krater 20 metra të gjerë. Aq i fortë ishte shpërthimi sa e hodhi një automjet të parkuar, në tarracën e këtij dyqani.

Belgorodi ndodhet 7 kilometra larg kufirit me Ukrainën dhe shpesh aty kalojnë edhe avionë luftarakë rusë që kryejnë operacione në zonat e luftës. Belgorodi ka qenë në shënjestër edhe të akteve të dyshuara të sabotazhit nga shërbimi sekret ukrainas.

Marketing