Një avion në Turqi rrëshqiti përgjatë pistës së aeroportit pasi u ul duke u ndarë në 3 pjesë.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme (5 janar) në aeroportin kombëtar të Stambollit.
Pas përplasjes së saj, avioni u përfshi nga flakët. Në një dalje mediatike, ministri i transportit turk u shpreh se në bord ndodheshin 177 pasagjerë.
Fatmirësisht nuk është regjistruar ende asnjë viktimë, por vetëm të lënduar.
Autoritetet dhe ekipet e emegjencës po punojnë për shpëtimin e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin brenda saj.
Aeroporti është mbyllur ndërkohë që të gjitha fluturimet e tjera janë shtyrë derisa të përfundojnë hetimet për këtë ngjarje.