Avioni rus shkel hapësirën ajrore suedeze, reagon ministria e Mbrojtjes

Një avion spiun rus shkeli për pak kohë hapësirën ajrore të Suedisë.

Marketing

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur të premten, por është konfirmuar nga zyrtarët suedezë të mbrojtjes ditën e shtunë.

Ngjarja ndodhi ndërsa vendi skandinav po mendon një ofertë për anëtarësim në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Një aeroplan me helikë rus AN-30 shkeli hapësirën ajrore suedeze të premten në mbrëmje”-tha në një deklaratë ministria suedeze e Mbrojtjes, duke shtuar se ekipet e saj e kishin ndjekur incidentin dhe e kishin fotografuar atë.