Zv.drejtori i Agjencisë për rini dhe sport – Avni Rustemi në një prononcim ka deklaruar se Agjencia per rini dhe sport si istrument bazë për zhvillimin e sportit dhe infrastruktures per sport dhe rekreacion ne vend, edhe kundrejt reduktimit te buxhetit per arsye te pandemise, një pjesë e madhe e investimeve kapitale do te mbetet e orientuar në pjesën e infrastruktures se sportit dhe per rekreacion.
Rustemi thotë se një pjesë e investimeve kapitale mbetet vazhdimësi e projekteve te nisura pergjat periudhes se kaluar, siç eshte Pishina ne Tetove dhe Pishina ne Kercove, ku pritet perfundimi i tyre dhe venja ne fuksion ne pjesen e dyte te vitit.
Në buxhetin e ri te miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut per vitin 2021, mes tjerash vlen te theksohet se qellimi yne kryesor eshte investimi ne projekte te reja qe jane plotesisht te realizueshme ashtu si
Pishinë ne Çair
rikonstruimi i pishinës ne Struge
rikonstruim i fushës së futbollit ne Çegran
rikonstruim i fushës së futbollit në Zajaz
fushë multifunksionale sportive në Dollnen
fushë multifunksionale sportive në Likovë
fushë multifunksionale sportive në Tetovë
Këto janë vetëm një pjesë e investimeve kapitale, kundrejt faktit se gjithashtu, investime tjera realizohen edhe ne Kumanove, Manastir, Ohër dhe në vende tjera, me dinamik të njëjtë.
Qasja jone kundrejt investimeve kapitale eshte tregues se Agjencia per rini dhe sport rrit performancen si institucion dhe nderton bazat e nje produktiviteti qe paraqet trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe standardit te sportit dhe rekreacionit ne vend.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4249071825109332&id=100000196706458https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4249071825109332&id=100000196706458