Avokate së shpejti? Multimilionerja zbulon planet e saj

Kim Kardashian e cila njihet më shumë për reality shown “Keeping Up with the Kardashians” apo paraqitjet e saj ekstravagante.

Marketing

Megjithatë, multimilionerja ka vite që po punon edhe për diplomën e saj për drejtësi.

Rruga për t’u bërë avokate nuk është e lehtë. Në vitin 2021 ajo dështoi në provimin e jurisprudencës me 86 pikë. Në tentativën e dytë ajo humbi edhe më shumë pikë.

Atë kohë, Kim tha se ndihej shumë e dëshpëruar.

Në vitin 2022, më në fund e kaloi provimin. Tani 42 vjeçarja po jep lajme për punën e saj.

“Kam marrë një rezultat 100 për qind në test. Kam marrë 95 për qind në një provim tjetër. Kjo më jep vetëbesim për të qëndruar”, tha me krenari nëna e katër fëmijëve.

“Unë gjithmonë bëj shaka me nënën time, e cila është menaxherja ime, dhe i them asaj se po tërhiqem nga puna aktuale dhe të punoj si avokate”.

Punën si avokate, ajo e trashëgoi nga babanë e saj. Robert Kardashian, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2003, ishte pjesë e ekipit mbrojtës të OJ Simpson në vitet ’90.

Marketing