Avokatët e Gruevskit do të ngrenë ankesë deri tek Këshilli Penal

Avokatët e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski do të ngrenë ankesë deri tek Gjykata Penale. Ata për disa media deklaruan se do të përdorin afatin ligjor edhe pas refuzimit të Gjykatës për shtyrjen e dënimit, ata tani do të apelojnë në Këshillin Penal, e cila gjithashtu ka një afat prej tri ditësh që të vendos. Avokatët presin që Këshilli Penal të vendosë jo më vonë se më 8 nëntor, kur sipas aktit të paraqitur Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shuto Orizares.

Marketing

Avokati Boro Tasevski tha se në vendimin e Gjykatës për të refuzuar kërkesën për shtyrjen e dënimit me burg, thuhet se Gjykata konsideron se mungesa e Gruevskit si deputet është në dëm të Kuvendit. Avokatët e Gruevskit kërkuan shtyrjen e dënimit me burg për shkak të detyrimeve parlamentare të Gruevskit në Kuvend kur do të debatohet për ndryshimet kushtetuese.

“Nga ky konfirmim tregohet se me shlyerjen e dënimit me burg nga ana e deputetit të dënuar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të shkaktonte dëme të konsiderueshme për Kuvendin, duke marrë parasysh se vendimet merren me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, shkruan Gjykata në vendim pas kërkesës për shtyrjen e dënimit me burg.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg për nxitjen e nënshkrimit të marrëveshjes për blerjen e “mercedesit” luksoze me vlerë 600.000 euro.

Marketing