Avokatët e të akuzuarvë për rastin “Titanik2” mbrëmë pranuan dënimet nga gjykata e shkallës së parë dhe se tanimë kanë përgatitur ankesat për ti dërguar në Gjykatën e Apelit. Avokatët kanë bërë të ditur se do të dorëzojnë ankeat në gjykatën e shkallës së dytë, ku presin rrëzimin e vendimit të shkallës së parë. “Nga Apeli presim vendim për tu liruar klienti im”, theksoi për Alsat-M, avokati Lupco Shvrgovski, që po mbron ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijallkov, që u dënua me 3 vjet burg.
Deri tani nuk ka deklarime nga avokati i Bedredin Ibrahimit, ish-anëtarit të KSHZ që u dërgua në paraburgim pas shpalljes së dënimit me burg prej 4 viteve. Po ashtu nuk është deklaruar edhe avokati i kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili u dënua me tre vjet e dy muaj burg.
Në “Titanik 2” Menduh Thaçi akuzohet se ka dakorduar të miratohen ankesat për rivotimin në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Mendhu Thaçi nuk ishte prezent gjatë vendimin të gjykatës. Ndërsa ish-anëtarit të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, i është shqiptuar masë me katër vjet e gjashtë muaj burg, kurse anëtarëve Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Scev u janë shqiptuar nga tre vite burg, të gjithë të akuzuar në lëndën “Titanik 2” të PSP-së. Lënda “Titanik 2”, ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore të regjistruara gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në qytetin e Strumicës.