Avokati i ish-ministrit Çavkov: Ai duhet të shpërblehet, jo të dënohet

Sasho Dukovski, avokati i ish-ministrit të brendshëm Mitko Çavkov ka theksuar se klienti i tij nuk është fajtor dhe se ai duhet të shpërblehet dhe jo të dënohet, pasi që ka shpëtuar deputetët. Ai këtë e ka theksuar gjatë seancës për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend.

Marketing

“Si është zgjedhur Çavkov si djalli më i madh që ka dashur të rrezikojë rendin kushtetues, ndërsa dy të tjerët, komanda e argjendtë dhe e bronztë janë hequr? Sipas udhëzimit të këtyre komandave, edhe ministri i brendshëm ka mundur të jap urdhër për hyrjen e njësiteve speciale në Kuvend. Por nga procesverbali i MPB mund të shihni se si Çavkov ka dhënë urdhëra në kontinuitet dhe ka organizuar kordonin për tërheqjen e deputetëve. Ai ka vepruar dhe falë tij janë evakuuar njerëzit nga Kuvendi”, theksoi Dukovski.

Sipas tij, në rast se më herët do të ndërhyhej atëherë do të kishte 100 të vdekur, në rast se policia do të përdorte dhunë.