Avokati i Popullit ka formuar lëndë për rastin e Shuto Orizares

Avoakti i Popullit me iniciativën e tij personale ka formuar lëndë sipas njohurive të marra se ka ndodhur një ngjarje ku ka pasur tentim për grabitjen e fëmijëve në komunën e Shuto Orizares dhe se efektivë policore janë rrahur për shkak dyshimit se bëhet fjalë për grabitës, siç thonë qytetarët e kësaj komune, theksoi sot zëvendës avokatja e popullit Vaska Bajramovska – Mustafa.
Ajo potencoi se kanë bërë kontroll në stacionit policor dhe kanë dorëzuar shkresa në MPB.

Marketing

“Njohuritë tona flasin se në rrjedhë janë procedurat ndaj personave që e kanë kryer dhunën, si dhe për verifikimin e bazuar të paraqitjeve se ka person të zhdukur me arsye, që sipas MPB-së, deri tani nuk ka asnjë lajmërim se dikush ka paraqitur person të humbur. Kërkojmë hetimin e plotë për arsyen e pjesëmarrjes së shërbimeve policore jashtë orarit, në orët e mbrëmjes me këtë lloj veture pa targa. MPB-ja mbetet që të hetojë rastin dhe të na dërgojë informatat e plota të cilat i kërkojmë”, shtoi Bajramovska – Mustafa.