Avokati i Popullit nis hetime për foshnjën e braktisur në Manastir

Avokati i Popullit me iniciativë të tij, ka hapur lëndë për rastin e adoleshentes, e cila foshnjën e porsalindur e la para Shtëpisë së foshnjeve në Manastir.

Marketing

“Menjëherë kemi angazhuar zyrtarët tonë në Departamentin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta, që të kryejnë hetime dhe biseda zyrtare me Qendrën për punë sociale në Tetovë, pasi është konfirmuar se ajo që ka lënë fëmijën ka qenë nga Tetova”, tha për AIM, zv.Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo tha se janë marrë masa profesionale për nënën minorene, në drejtim të ndihmës sociale dhe psikologjike të saj, të bëhet vlerësimi i kapaciteteve me qëllim që foshnja të kthehet tek nëna.

Sipas informacioneve që ka Avokati i Popullit, Qendra për punë sociale është duke punuar në këtë rast.

Marketing