Avokati i Sandulloviqit: Edhe unë do të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka deklaruar se do të vizitojë Prekazin dhe do të vendosë lule në varrin e Blerina Jasharit, pjesëtare e familjes Jashari, e vrarë gjatë nga forcat serbe në 1998-n. Ai ka thënë të hënën se pasi të kthehet në Serbi dhe “do t’ju them më arrestoni”.

Marketing

“Te enjten, unë personalisht do të shkoj në Kosovë. Do të shkoj personalisht në varrin e familjes Jasharit dhe do të endos lule në varrin e Blerina Jasharit, të miturës që u vra në 1998-n dhe më pas do të kthehem në Serbi njësoj si në rastin e Sandulloviqit. Do ta shikoj vendin tim në sy e do t’i them ‘ja ku jam, do më arrestoni’”, ka thënë avokati për Euronews.

Ai ka shtuar se Serbia nuk është vend që mund të shkojë drejt Evropës.Të arrestosh një lider politik dhe të fusësh në burg vetëm sepse vendosi një tufë me lule në varrin e një vajze të vogël, ky nuk është vend që mund të shkojë drejt Evropës”, ka shtuar ai. Klienti i tij, Sandulloviq, u lirua nga paraburgimi të hënën. Ai pretendon se ishte rrahur nga policia sekrete serbe pasi kishte nderuar varrezat e familjes Jashari në Prekaz.