Avokati Koci: Analiza e pështymës konfirmon, i vrari në Lloznicë është Faton Hajrizi

Avokati Arianit Koci ka thënë se i vrari në Llozicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi.

Marketing

Avokati Koci ka thënë se ka parë trupin e Hajrizit, ndërsa tani po presin vetëm po presin përfundimin e procedurave për tërheqjen e kufomës.

“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Mbetet tash edhe ekspertët tanë me e konfirmu. Jam në procesin e përfundimit të procedurave për tërheqjen e kufomës”, ka thënë Koci për Express.

Konstatimi erdhi pas strishos së pështymës së dhënë të nënës së Faton Hajrizit, e dorëzuar në fund të muajit korrik.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se i ka bërë tri kërkesa zyrtare Serbisë për të konfirmuar identitetin e personit për të cilin u raportua se është Faton Hajrizi, i vrarë më 19 korrik 2024 në Lloznicë.

MPJD-ja ka kërkuar edhe mundësimin e kthimit të trupit të tij në Kosovë, por ende nuk ka pasur përgjigje zyrtare nga institucionet serbe.

“Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka parashtruar tri herë kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për të konfirmuar identitetin e personit të vrarë më 19 korrik 2024 në Lloznicë dhe rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu, kemi kërkuar mundësimin e kthimit të trupit të tij në Kosovë, por ende nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare”, thuhej në përgjigjen e MPJD-së, për Dukagjinin, javën e kaluar.

Hajrizi, që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

Pas rreth 40 orësh kërkimesh, Faton Hajrizi të premten e kaluar është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe.

Pas vrasjes së tij mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se ai i rezistoi arrestimit duke shkrepur 9 plumba në drejtim të policisë serbe.

Marketing