Nesër në ora 15:00 Avokati serb Cedomir Stojkoviq do të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Kosovë, ashtu siç bëri Nikolla Sanduloviq.
Veprimi i avokatit vjen pasi Sanduloviq u rrah dhe u arrestua për këtë veprim.
“…dhe pastaj do të vij në Beograd të dorëzohem tek autoritetet! Në këtë mënyrë i sfidoj autoritetet që të më arrestojnë më pas (dhe të më rrahin nëse duan) dhe të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri antihisist, antievropian, anti-civilizimi dhe vandal, sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptare dënohen me rrahje dhe me burg! Nëse më arrestojnë, të premtoj: Do ta bëj përsëri!”, ka shkruar Stojkoviq.
Sipas tij vetëm Serbia guxoi të arrestonte dhe të rrihte një burrë se ai vendosi lule mbi varrin e një fëmije shqiptar
“Serbia të enjten do ta ketë edhe një “kriminel” si Nikolla Sandulovuqi, që vendos lule mbi varret e fëmijëve – mua – pra, t’ju shoh o mangupa, çfarë do të vendosni. Ju zgjodhët të heshtni për Nikolla Sanduloviçin “sepse nuk ju pëlqen. Më lejoni të shoh çfarë justifikimi do të keni për mua”, ka shkruar ai në X.