Avziu: Do t’i japim shkëlqim të ri Auto Kampit në Livadhishtë

Drejtori i ELEM-it, Adem Avziu sot ka marrë pjesë në promovimin e kushteve dhe risitë, për sezonin e ri turistik në Auto Kamp Livadhishtë. Ky Kamp do të bëhet njëra ndër atraksionet më të mira turistike.

Marketing

“Sot, në hapësirat e Auto Kamp Livadhishtë, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi, Ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, z. Jeton Shaqiri, Drejtorin e Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, z. Ljupço Janevski dhe Drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale të Strugës, z. Iqmet Islami, gjatë hapjes së këtij sezoni turistik veror, promovuam kushtet dhe risitë të cilat i ofrojmë këtë vit për të gjithë vizitorët e Auto Kamp Livadhishtë.

Përkundër gjitha vështirësive financiare, arritëm që këtij Kampi t’i japim një shkëlqim të ri duke bërë investime kyçe të cilat ndjeshëm kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve për të gjithë pushuesit të cilët tradicionalisht e frekuentojnë Auto Kampin.

Hap pas hapi, ky Kamp do të shëndrrohet në një nga top atraksionet turistike më të vizituara të Maqedonisë së Veriut.

Ju ftoj të gjithëve të vini dhe të vizitoni këtë vend në të cilin mbretëron qetësia dhe bukuria natyrore”, shprehet Avziu në Facebook”.