Avziu i dorëzon Ibrahimit pëlqimet për sistematizim dhe organizim të brendshëm të RTVM-së

Sekretari shtetërorë në Ministrinë e shoqërisë informative dhe administratë, Adem Avziu sot thekson se i ka dorëzuar pëlqimet për sistematizimin, organizimin e brendshëm dhe analizën funksionale të RTVM-së, ndërkohë që sipas këtyre pëlqimeve dhe organizimin e brendshëm të këtij servisi publik hapet rruga për planifikimin e punësimeve të reja tek programi në gjuhën shqipe.

Marketing

Sot kisha nderin që personalisht të dorëzon pëlqimet për sistematizim, organizimin e brendshëm dhe analizën funksionale për RTVM-në. Me këtë mundësohet funksionimi i programit 24 orë në gjuhën shqipe, me çka edhe hapet rruga për planifikim të punësimeve të reja në programin e gjuhës shqipe si dhe në programe të tjera për etnitete tjera.

Sipas programeve, numri i vendeve të punës është si në vijim:

TVM 1 në gjuhën maqedonase – 129

TMV 2 – programi 24 orë në gjuhën shqipe – 115

TMV 3- programi sportiv-argëtues – 22

TMV 4 – program dokumentar dhe program për pakica etnike – 45

Radio 3 në gjuhën shqipe – 57

Radio për etnitet tjera – 37

Marketing