Avziu: Mund të jenë përgjuar edhe universitetet

Kur të gjith menduam se epoka e përgjimeve të paligjshme kishte përfunduar, Prokuroria Publike dit më pare publikoi skandalin e ri të përgjimeve, të këtij institucione dhe institucioneve tjera të drejtësisë.

Marketing

Kjo hapi dilemën se kush i vendosi pajisjet e përgjimeve në këto institucione? profesori universitar Qebir Avziu thotë se strukturat e qeverisë së kaluar kanë vendosur mjetet për përgjim, pasi kanë pasur për qëllim të mësojnë se çfarë do të ndërmerr prokuroria që të mund të reagojnë në kohë për ti kërcënuar dëshmitarët.

Ai nuk e përjashton mundësinë që aparate për përgjim të jenë vendosur edhe në Universitetin e Tetovës dhe universitete tjera. Intervistën e plotë me prof Qebir Avziu, do të mund ta ndiqni sonte në kuadër të Intervistës javore, menjëherë pas këtij edicioni informative.

“Me ndryshimin e qeverise re nuk u bë ndryshımı ı plotë ı kuadrıt operatıv teknık edhe më tej disa inspektor mbeten në Drejtorin e pestë të cilët kanë qenë pikërisht ata të cilët i kanë vendosur këto mjete në Prokurorinë Publike. BLIC Kanë pasur për qëllim të dijnë se çfarë do të ndërmarrë Prokuroria Publike. BLIC.Kur ti e din se cilat persona do të thirren si dëshmitar dhe ti reagon në kohë, ndikon dhe kërcenohesh mbi ta, sigurisht që i pengon dhe i vështirëson hetimet. Unë jam i mendimit se mjetet e kësaj natyre siguri që ka të instaluara edhe nëpër institucione tjera të cilët ende nuk janë të zbuluara, por që do të zbulohen më vonë. Si për shmebull në prokurori, gjykata dhe të mos themë edhe nëpër universitete ose institucione tjera. Mund edhe Universitetit i Tetovës të përgjohet, madje njoh edhe disa persona që është e sigurt që kanë qenë të përgjuar por e kisha fjalën edhe tek Universiteti Shen Cirili dhe Metodij në Shkup, sepse vendosja e këtyre pajisjeve në mënyrë të fsheht kërkon një punë shumë të vogël janë të nevojshëm vetëm disa minuta për vendosjen e hard disqeve dhe mënyra pastaj e marrjes së dhënave nga këto është nëpërmjet programit kompjuterik”, u shpreh profesori universitar në fakultetin juridik në UT, Qebir Aviziu.