Avziu vizitë në RTVM, pas zgjedhjeve punësime të reja

Së bashku me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, sot në hapësirat e RTVM-së ka qëndruar sekretari shtetërorë në MSHIA, Adem Avziu i cili nga afër ka parë punën e cila zhvillohet në këtë servis televiziv publik.

Marketing

Tashmë që ky servis televiziv publik ka nisur me transmetim të emisionit 24 orë në gjuhën shqipe, sigurisht që është rritur nevoja për punësime të reja, për të cilën gjë sekretari shtetërorë Avziu gjatë vizitës së tij theksoi se pas mbajtjes së zgjedhjeve pritet që të ketë pëlqime për punësime të reja.

“Tash jemi në periudhë të jashtëzakonshme dhe nuk kemi mundësi të kemi punësime të reja por normal pas mbarimit të zgjedhjeve do të kemi buxhet të ri dhe pëlqime për punësime të reja dhe për marëvajtjen e rregullt të punës pritet që të plotësohen nevojat aty ku duhet në vendet e reja të punës”, kështu theksoi mes tjerave sekretari shtetërorë Avziu.

Marketing