Akuza ndaj artistëve të ndryshëm për vjedhje këngësh kemi dëgjuar shpesh.
Së fundi edhe Azet po akuzohet për të njëjtë gjë, shkruan lajmi.net.
Duket se Azet dhe Zuna kanë kopjuar totalisht refrenin e një kënge.
Këtë e ka bërë të ditur producenti i njohur, Bini Diez, i cili ka hedhur dyshimet e kopjimit të projektit të fundit të Azet.
Përmes një postimi në Instagram’, ai ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes.
“Në këtë rast Azet dhe Zuna e kanë shkelur të drejtën time autoriale, keqpërdorë, vjedh, komplet refrenin, tonalitetin dhe idenë e këngës. Zuna ka qenë në studio për me diskutu për disa projekte të albumit të tij. Kjo këngë është e artistit tim Genti i cili shumë shpejt ka pasur ta publikojë këngën në bashkëpunim me Fuego. Vijnë i vjedhin idetë e shkojnë nëpër studio tjera, i realizojnë pa pare”, është shprehur ai.