Azetit i sekuestrohen mbi 18,000 euro në kufirin Kosovë-Shqipëri

Reperit kosovar, Azet i është shqiptar një gjobë në vlerë prej afro 5 mijë euro apo më saktësisht 4 mijë e 562 euro.

Marketing

Insajderi raporton se Azetit i janë ndaluar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë të hënën e 22 gushtit.

Personat që ndodheshin në veturë kanë deklaruar se nuk kanë asgjë, por pas kontrolleve të realizuar janë gjetur parat e pa deklaruar, plotë 18 mijë e 250 euro.

“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Vetura me të cilën po barteshin parat ishte me targa të Kosovës.
“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.