AZGJ demanton partinë opozitare, Aleancën për Shqiptarët

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) është e detyruar që të reagojë dhe të demantojë akuzat e sotme të partisë opozitare, Aleancës për Shqiptarët, drejtuar neve, për gjoja papërgjegjshmëri dhe shpërfillje të gjuhës shqipe.

Marketing

Që nga themelimi i kësaj agjencie, e deri më sot, çdo lajm apo material tjetër i shpallur dhe i botuar, bëhet në shqip, maqedonisht dhe anglisht. Dëshmi e kësaj janë materialet e ndryshme që mund t’i gjeni në faqen e internetit, në zyrat e agjencisë, si dhe në faqen në Facebook.

Për të qartësuar situatën, gjatë muajit të kaluar, kemi filluar me rregullimin e problemeve softuerike të faqes së internetit, që më pastaj të bëjmë edhe përditësimet e nevojshme. Gëzohemi që Aleanca për Shqiptarët ka filluar të përcjellë punën tonë.