Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, pati një takim pune me Lirim
Shabanin, u.d. drejtor i Agjencisë së Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore (MALMED).
Kjo është vizita e dytë e drejtorit Sela në MALMED, ndërkaq takimi u shfrytëzua për të
riafirmuar interesin për bashkëpunim ndërmjet AZGJ-së dhe MALMEDI-t, duke ofruar
konsultime dhe ndihmë për çështjet gjuhësore, si dhe lekturimin e akteve zyrtare,
formularëve dhe licencave nga fusha e punës së MALMED-it.
Njëkohësisht, në takim u diskutua rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e MALMED-it, dhe u diskutua interesi i qytetarëve si konsumatorë që udhëzimet e përdorimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore të shkruhen në gjuhët zyrtare.
Të dy palët u zotuan që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të vazhdojnë dialogun e
ndërsjellë.