AZGJ trajnon përkthyesit aktual në institucione

Agjensoni për Zbatimin e Gjuhës Shqipe realizoi trajnimin e dytë me rradhë për përkthyes dhe lektorë që aktualisht punojnë në kuadër të 43 institucioneve. Trajnimi ka zgjatur tre muaj dhe janë zhvilluar ligjerata intensive me ndihmë të profesorëve nga vendi, Kosova dhe Shqipëria.

Marketing

“Ne sot e kurorzojmë punën tonë duke i paisur me çertifikata për trajnimin që e kemi ndjekur sepse ligji për gjuhën maqedonase jep licenca për lektor kurse për gjuhën shqipe nuk ka parashiku ne kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Kulturës që të shkohet në Qeveri dhe pritet në të ardhmen që kjo problematikë të zgjidhet për ata që kanë kryer trajnimin që të mund të paisen me licencë të lektorit.”, tha drejtori i Agjencionit për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, Ylber Sela.

Përkthyesit aktual thonë se kanë mësuar shum gjëra të reja sa i përket përkthimit nga sfera të ndryshme.

“Jemi paisur me njohuri të reja, të cilat nuk i kemi ditur më parë dhe që kanë qenë shum të nevojshme andaj nuk kam fjalë për të falemnderuar përgjegjësin e gjuhës shqipe.”, tha një përkthyes.

“Unë i takoj sferës së kulturës mirëpo kishte trajnues nga të gjitha lëmitë, kishte ekonomistë, mjek, përkthyes gjyqësor dhe të ndryshëm.”, u shpreh një përkthyes.

Për pagesën e 20 profesorëve që trajnuan përkthyesit Agjensioni për Zbatimin e Gjuhës ka shpenzuar 6 mij euro.