Azir Aliu: Po të shkonim vetëm në zgjedhje i bënim nder BDI-së, me opozitën jemi fitues

Ministri Azir Aliu tha se Aleanca për Shqiptarët është e bashkuar por se ka një grup i cili ka dëshirë për tu bashkuar me BDI-në, e që sipas tij, kjo është jashtë çdo norme njerëzore dhe logjike.

Marketing

“Ndoshta i erdh koha Artan Grubit që të bën një grup në Aleancë që do të bën turbullira politike”, tha Aliu, në emisionin “10 minuta” në TV 21.
Aliu tha se dy të tretat e nënshkrimeve Taravari i ka grumbulluar dhe nesër do të kenë takim ku do të qartësohen proceset brenda në parti.

Azir Aliu tha se Aleanca për Shqiptarët është krijuar si kolektiv një grup që është antipod i BDI-së. Ai tha se janë analizuar veprimet të cilat e shpien BDI-në në opozitë, e që është qëllimi i tyre.

“Po të shkoni të vetmi do ti bëni nder BDI-së, dhe do ta ketë për nder me qëllim që BDI të ngel aty ku është. Pra të gjithë numrat logjika politike thotë se ASH po të jetë bashkë me opozitën të gjithë numrat simulimet e bëjnë kampin opozitar fitues”, tha Aliu.

Azir Aliu tha se kanë bërë analizë se nëse shkonin me BDI-në, 90% e votuesve të kësaj partie nuk do të kishin votuar.